Ministria e Drejtësisë e dorëzoi raportin për inspektimin në AKMIS deri te institucionet kompetente

Ministria e Drejtësisë pasdite kumtoi se raporti nga inspektimi i kryer për funksionalitetin e sistemit  informatik dhe mbikëqyrjes mbi zbatimin e dispozitave nga Rregullorja gjyqësore nëpër gjykata, është dorëzuar deri te institucionet kompetente për procedurë të mëtutjeshme.

“Përmendim se raporti ka të bëjë me mbikëqyrjen e cila është kryer në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, Gjykatën e Apelit Shkup dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, nga ana e grupit të punës të formuar nga Ministria e Drejtësisë dhe në pajtim me kompetencën e paraparë në Ligjin për gjykatat dhe Rregulloren e gjykatave. Gjithashtu përmendim se në këtë moment raporti ka status të dokumentit të klasifikuar dhe i njëjti është caktuar me shkallën e besueshmërisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë resore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button