44 kg marijuanë, prangoset në Itali shqiptari

Një shqiptar i moshës 27 vjeçare i identifikuar si Ilirjan Hoxha u arrestua nga policia e Messinas në Itali pas kontrollit të bërë në disa makina që zbrisnin nga një traget.Hoxha ndodhej në bordin e një makine tip benz, brenda së cilës u gjetën 44 kilogramë marijuanë, informon noa.al.

Qeni i antidrogës nuhati lëndën narkotike, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë bllokimi i shqiptarit ndërsa në bagazh u gjetën 40 pako me nga 1 kilogramë lëndë narkotike.

Nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike 27 vjeçari Hoxha u vu në pranga, ndërsa nga ana e policisë thuhet se droga vinte nga Puglia dhe kishte si destinacion Ragusën, dhe se nga shitja e saj fitimi parashikohej të ishte 400 mijë euro. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button