Ramos: Në këtë El Clasico duhet ta mposhtim Barcelonën

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është i vetëdijshëm se në El Clasicon e të shtunës kundër Barcelonës u intereson vetëm fitorja, nëse dëshirojnë të mbeten në garë për të mbrojtur titullin e kampionit të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në prag të ballafaqimit i cili do të luhet në “Santiago Bernabeu”, Barcelona ka 11 pikë epërsi ndaj Realit, kështu që humbja eventuale “klubit mbretëror” do t’i kushtojë shumë.

“Do të jetë kjo një ndeshje e shkëlqyeshme. Nuk ka fjalë me të cilat mund ta përshkruajmë El Clasicon. Kjo ndeshje është krejtësisht e ndryshme dhe më e rëndësishmja në botë. Kemi për detyrë të fitojmë më shumë se kurdo herë, për shkak të situatës të cilën e kemi sjell vet ne. Ndeshjen e presim në formë dhe disponim të mirë pas fitores së Kupës Botërore të Klubeve”, tha Ramos.

“Kemi dëshirë të luajmë dhe të punojmë me përkushtim këtë javë, kështu që shpresojmë se do t’i marrim tre pikë të cilat do të na mundësojmë të mbajmë hapin me klubet që janë para nesh”, ka thënë Ramos për mediat spanjolle.

Derbi i madh i futbollit spanjoll i 175-ti me radhë në La Liga do të luhet të shtunën me fillim në ora 13:00. Pas 16 xhirove Barcelona kryeson tabelën me 42 pikë, ndërsa Reali radhitet i katërti me 31 pikë dhe një ndeshje më pak. Në pozitën e dytë dhe të tretë janë Atletico me 36 pikë dhe Valencia e treta me dy pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button