Gazeta gjermane pretendon se Rusia në stërvitjen “Zapad 2017” ka bërë prova lufte

Gazeta gjermane “Bild” pretendon se Rusia në stërvitjen e saj “Zapad 2017” në shtator më shumë se një stërvitje kundër terrorizmit ka zhvilluar një betejë të simuluar kundër NATO-s dhe Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta në lajmin e saj të bazuar në burimet e shërbimeve inteligjente perëndimore, ka bërë të ditur se emri zyrtar i stërvitjes që Rusia kreu me 100 mijë ushtarë është “lufta kundër terrorizmit” por se në stërvitje është simuluar një plan luftarak kundër vendeve anëtare të NATO-s dhe Evropës.

Sipas artikullit në skenarin e stërvitjes synohet që vendet baltike të merren brenda disa ditësh, ku dhe më pas në stërvitjen e simuluar, përfshihet kryerja e një ofensive rrufe ndaj vendeve të Evropës Perëndimore kryesisht kundër Gjermanisë, Holandës, Polonisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë.

Rusia stërvitjen “Zapad” (Perëndimi) e kryen një herë në katër vite dhe ka njoftuar se është me qëllim kundër terrorizmit, thuhet në artikullin e gazetës.

Gjithashtu në artikull pretendohet se planet luftarake të ushtrisë së Rusisë përfshijnë edhe parandalimin e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur, ku me këtë qëllim në stërvitje qëndron edhe plani për të goditur nga veriu me sulme ajrore bazat e flotës gjermane dhe ato holandeze.

Zyrtarët e shërbimeve inteligjente të cilët kanë folur për gazetën kanë pretenduar se Rusia ka vlerësuar se Suedia dhe Finlanda nuk do të qëndrojnë të paanshëm në rast të një lufte dhe se për këtë arsye ajo ka planifikuar që të ndërmarrë sulme me raketat Iskender ndaj këtyre vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button