BE menjëherë të fillon negociata me Maqedoninë

Bashkimi Evropian pa shtyrje t’i fillojë negociatat inkuadruese për hyrje të Maqedonisë në Union, thuhet në rekomandimin e sotëm që njëzëri u votua në Asamblenë Federale të Lëvizjes evropiane ndërkombëtare (EMI) që u mbajt në Institutin “Marjia Aps” në Bruksel.

Këtë Projekt-rezolutë, e propozuar nga përfaqësuesi i Maqedonisë, profesori Dimitar Mirçev, anëtarët e Asamblesë të kësaj organizate joqeveritare e votuan njëzëri, duke e mbështetur me duartrokitje. “EMI bën thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje dhe intensifikim procesit të inkuadrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Gjithashtu, ne e përshëndesim raportin e Komisionit Evropian për gatishmërinë e Malit të Zi për fillim të negociatave inkuadruese dhe i bëjmë thirrje Këshillit që ta pranojë këtë rekomandim dhe negociatat të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në Rezolutë, në të cilën në vazhdim flitet për Maqedoninë.

Sipas profesorit Mirçev, i cili e dha Projekt-rezolutën në emër të shtetit tonë, qytetarët e Maqedonisë janë të gëzuar që shumica e çështjeve kanë hyrë në tekst. “Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Union që prej vitit 2005 dhe tre herë me radhë merr rekomandim nga Këshilli i Evropës për të filluar negociatat inkuadruese.

EMI i bën thirrje BE-së të fillojë negociata me Maqedoninë, pa shtyerje dhe ta ftojë Serbinë të fillojë të njëjtën, me atë që paraprakisht do të merrte ftesë nga PE”, shkruan në konkludim, që të pranishmit njëzërit e miratuan dhe e përshëndetën.

Asamblea federale e Lëvizjes evropiane ndërkombëtare është organizata më e gjerë joqeveritare e kahëzuar drejt integrimit evropian dhe jo formalisht vlen si bazë ideologjike e Bashkimit Evropian.

Në këtë ngjarje i cili mbahet një herë në dy vite (edhe pse ndërkohë mbahet Këshilli federal), konkludimet shkojnë drejtpërdrejtë në Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës dhe parlamentin evropian. Kryetari i kësaj lëvizjeje është eurodeputeti britanik, Xho Leinen, nënkryetare është Ksenia Milenkoviq nga Serbia, ndërsa sekretar i përgjithshëm është Diego Pinto nga Portugalia.

Ndryshe, nga Maqedonia, në Asamblenë e sivjetme federale përfaqësues nga Lëvizja evropiane në Maqedoni ishin profesori Dimitar Mirçev (kryetar nderi i lëvizjes tek ne) dhe ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Belgjikës, Muhamed Halili.

Lajme të ngjashme

Back to top button