Ministat e Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Iranit takohen në Baku

Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Iranit dhe Turqisë janë takuar sot në Baku.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se ministri i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, Mohammad Javad Zarif nga Irani dhe Mevlut Cavusoglu nga Turqia do të takohen për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre “për bashkëpunim rajonal”, transmeton REL. 

Pjesmarrësit është thënë se kanë diskutuar për çështje të ndryshme në fushtën e ekonomisë, transportit, energjisë dhe doganave.

Të tre ministrat pritet të mbajne një konferencë të përbashkët pas mbajtjes së takimeve.

Ky do të jetë takimi i pestë i këtij lloji nga viti 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button