Edhe ELEM do të shitet?

Pas kthimit nga nga Kina kryeministri Gruevski ka marrë letër me qëllim të blerjes së ELEM në shumë prej 560 milionë euro, nga fondi investues i Katarit, shkruan portali maqedonas Sky.

Edhe pse qeveria bisedonte për investim të përbashkët me Katarianët për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Maqedoni, megjithatë kanë vendosur për variantin e shitjes të 51% të kapitalit, ngjashëm me Telekom, transmeton burimi i njëjtë.

“Nga paratë e Katarit, gjysma do të përdoren për likuiditetin e pagesave, ndërsa gjysma tjetër do të harxhohen në projektin Shkupi 2014, i cili arrin 1 miliardë euro fantastike për mbulimin e borxheve ndaj kompanive të angazhuara në të, ndërsa një pjesë e parave do të ruajnë për paga dhe pensione.
Burimi nga ELEM, na konfirmoi se qeveria shitjen do ta bëjë publike shumë shpejt”  shkruan Sky duke potencuar se kjo mund të iniciojë protesta të qytetatvëe të pakënaqur. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button