Zaev-Rop: Përvojat sllovene të dobishme për eurointegrimin e Maqedonisë

Eksperiencat sllovene janë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë në proceset e saj për integrimin evropian dhe euroatlantik, vlerësuan  kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri slloven Anton Rop në takimin e sotëm në Shkup.

Të dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, diskutuan për përvojat që Sllovenia i ka pasur në procesin e pranimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa është konstatuar edhe progresi që Maqedonia e ka bërë në politikën ndërkombëtare dhe proceset integruese.

Kryeministri Zaev e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme mbështetjen që Maqedonia e merr nga Sllovenia për proceset e integrimit dhe reformuese.

Në takim janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Slloveninë në shumë fusha, për shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të parave nga fondet evropiane, për procedura më të thjeshtuara në përgatitjen e dokumentacionit projektues, si dhe për mundësitë për përdorim efikas të linjave të lira kreditore prej më shumë institucioneve financiare ndërkombëtare. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button