Cristiano Ronaldo kërkon më shumë të holla nga Real Madridi

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar më shumë të holla nga klubi. Fituesi i fundit i Topit të Artë i ka thënë Madridit se nukështë i kënaqur me pagën e tij aktuale dhe se dëshiron ngritje në nivel me kualitetin e tij.

Ronaldo dëshiron të shoh rritje te paga e tij pasi Lionel Messi nënshkroi marrëveshje madhështore me Barcelonën dhe Neymarit iu ofruar kontratë gjigante për transferim në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi portugez ka dhënë shumë për klubin e tij dhe Florentino Perez duket qartë se do t’i përgjigjet kërkesave të tij.

Pavarësisht se është mësuar me ankesat e Ronaldos, si gjithmonë financiare, Perez ka zhvilluar bisedime me të dhe i ka thënë atij se do të studiojë situatën e kontratës së tij në fund të sezonit.

Prandaj, Ronaldo, i cili i shtoi një tjetër titull koleksionit të tij pas fitores së Kupës së Botës për Klube javën e kaluar, ndihet pak më rehat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button