Sërish dështon shitja e zonës industriale në Strugë

Nga Komuna e Strugës, konfirmojnë se nuk kishte asnjë të interesuar për gjashtëmbëdhjetë parcelat e mbetura për shitje në Zonën Industriale të Strugës, në tenderin e tretë me radhë të organizuar para disa ditëve për këtë qëllim.

Shitjet nuk u realizuan edhe pas uljes së çmimit me tridhjetë përqind për metër katror për këto parcela, konfirmojnë nga Komisioni i ngritur nga pushteti vendor. Ndërkohë, edhe pse u proklamua me pompozitet shitja dhe efektet e kësaj zone në ekonomin e Strugës, rezultati deri tani është zhgënjyes, sepse është fakt i ditur se vetëm dy parcela të zonës industriale në Strugë janë shitur edhe atë në tenderin e parë të organizuar. 

MTL-ja në bashkëpunim me komunën e Strugës, urbanizuan rreth 25 hektar në afërsi të zonës industriale ,përbri rrugës magjistrale Strugë-Qafë Thanë ,të cilat deri tani janë ofruar tre herë për shitje me tender të hapur me një çmim fillestar prej 2800 dhe 2000 denar për metër katrori.

Shitja zonës industriale nga pushteti vendor, u proklamua se do ti jepte një hov të madh zhvillimit të Strugës, në shumë fusha, sepse të ardhurat nga shitja në masën tetetëdhjetë për qind do të shkonin në arkën e komunës, dhe do avantazhonin zhvillimin e ekonomisë të qytetit, njëkohësisht do të ndikonin në rritjen e investimeve publike, plane të cilat me këtë rezultat të shitjeve bihen poshtë të gjitha.  /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button