Tetovë, “Watch out” festivali i filmit nën qiell të hapur

Tetova merr epitetin e një qyteti artistik. Përpos festivalit të filmit International Film Festival-ODA që do të mbahet nga 12 deri më 16 qershor u paralajmërua dhe Festivali i Filmit nën qiell të hapur “Watch out” i cili fillon më 31 maj nga ora 20:00, në amfiteatrin e shtëpisë memoriale të Partisë Komuniste.

Festivali zgjat nga 31 maji deri më 3 qershor. Çdo natë do të ketë projektime filmash në oborrin e shtëpisë memoriale të Partisë Komuniste (do të ndiqni rrugën qe ju dërgon drejt bibliotekës se vjetër të qytetit, atje do të keni sinjalizim deri te shtëpia memoriale).

QBB LOJA bën të ditur se do të prezantohen një përzgjedhje e gjërë e filmave të shkurtër, eksperimental dhe dokumentar, si nga rajoni ashtu edhe ndërkombëtar.

Gjithashtu nga LOJA gjatë ditëve te festivalit ofrojnë ligjërata në hapësirat e tyre, të mbajtura nga teoricienë dhe profesionist në lëminë e filmit. 

Festivali i Filmit “Watch Out” është projekt i QBB LOJA, financuar nga Goethe- Institute, zyra në Shkup dhe  Robert Bosch Stiftung. Hyrja në festival është e lirë. 

Informacione më të detajuara në lidhje me festivalin mund të gjeni në web faqen: Watch Out /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button