Grant gjerman prej nëntë milionë euro për dy projekte në Maqedoni

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë sot i ndau grant prej nëntë milionë eurosh Qeverisë së Maqedonisë përmes bankës KFV, prej të cilave katër milionë euro janë dedikuar për projektin Programi për ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar, ndërsa pesë milionë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë në komunat Gjevgjeli dhe Kavadar. Për këtë dedikim sot në Qeveri u nënshkrua Marrëveshja për mbështetje financiare midis qeverive të të dy shteteve dhe dy marrëveshje për grant.

“Konfimim më i fuqishëm se bashkëpunimi i suksesshëm midis vendeve tona vazhdon edhe në periudhën e ardhshme është ngjarja e sotme në të cilën Qeveria gjermane përmes bankës KFV ndan nëntë milionë euro mjete të pakthyeshme financiare për realizimin e dy programeve të rëndësishme zhvillimore për Republikën e Maqedonisë, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Спогодба со Германија

Ai theksoi se deri më tani me ndihmën gjermane përmes Programit për ujësjellës dhe kanalizim është siguruar furnizim i qëndrueshëm me ujë të rreth 400 mijë banorëve të komunave Manastir, Gostivar, Gjevgjeli, Kavadar, Negotinë, Radovish, Koçan dhe Tetovë.

Ambasadori gjerman Tomas Gerverih, i cili e nënshkroi Marrëveshjen për mbështetje financiare, theksoi se Gjermania nga viti 1999 Maqedonisë i është lënë në dispozicion 320 milionë euro për realizimin e projekteve të shumta të cilat kontribuojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Drejtori i bankës KFV për Maqedoni Rene Esheman theksoi se me ndihmën financiare do të përmirësohet sistemi për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar për shtatë mijë hektarë të rinj dhe se do të jetë i qëndrueshëm dhe efikas.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski theksoi se granti prej katër milionë euro për Programin për ujitjen e luginës jugore të Vardarit është me rëndësi vitale për bujqësinë e Maqedonisë.

Спогодба со Германија

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski porositi se përcaktim programor themelor i Qeverisë është që të sigurojë nivel tl lartë të mbulimit me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Shtoi se që në takimin e parë me përfaqësuesit e bankës KFB kanë biseduar për nevojën e investimeve shtesë në disa komuna me qëllim që të përmirësohet furnizimi me ujë në ato komuna.

Marrëveshja e sotme, theksoi, do të thotë fillim i një cikli të ri  të investimeve të reja në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në çdo vendbanim ku paraqitet nevojë e këtillë. Informon se për këtë dedikim në dispozicion mbesin edhe tre milionë euro të siguruara përmes huas nga banka KFV dhe 500 mijë euro nga Buxheti të cilat janë dedikuar për projekte për furnizim me ujë për komunat Radovish, Kavadar dhe Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button