Osmani: Mbështetjen e Francës do ta shfrytëzojmë për ta përgatitur Sekretariatin për negociatat e vitit 2018

Nga sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane zyrtarisht filloi me punë eksperti i ri teknik nga Republika e Francës, Fransoa Lafond, i cili dy vitet e ardhshëm do të jetë Këshilltar i Zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Emërimi i ekspertit të ri është dëshmi e mbështetjes së hapur të Francës, jo vetëm për Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për Maqedoninë në integrimin e saj euro- atlantike dhe përpjekjes së Qeverisë për ta kthyer vendin në rrugën evropiane.

Me këtë rast, në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt një takim mes Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ekspertit të ri teknik, Fransoa Lafond, në prezencë të Ambasadorit të Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonier.

Osmani në takim theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Francës, për të cilën theksoi se pret thellimin dhe avancimin e saj në përputhje me angazhimet e marra edhe nga këshilltari i ri Fransoa Lafond. Ai theksoi se Franca është vend anëtar shumë i rëndësishëm i Unionit, dhe ka rrëndësi të jashtëzakonshme për integrimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe rroli i saj në procesin e zgjerimit ka rrëndësi fundamentale për suksesin në proces”, theksoi Osmani në takim. Në këtë drejtim mbështetja që presidenti i ri Francez, Emanuel Makron jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian, frymëzon nxitje për procesin reformues në Maqedoni, si dhe nxit optimizëm edhe te vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani përsëriti ambiciet e Qeverisë, deri në fund të vitit, në Samitin e dhjetorit, për heqjen e rekomandimit të kushtëzuar, më tej edhe Raport pozitiv, rekomandim të pastër nga ana e Komisionit në prill, vitin e ardhshëm, si dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm. Për këtë Osmani pret edhe mbështetjen e ekspertit të ri, i cili me ekspertizën, njohurinë dhe përvojën e tij do ti jep vlerë shtesë Sekretariatit për Çështje Evropiane, në përgatitjen e ekipit, strukturës si dhe administratës në përgjithësi për fillimin eventual të negociatave me Unionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button