Kryeministri francez Filip kritikohet për shkak të llogarisë prej 350.000 eurosh për fluturim privat nga Tokio

Kryeministri francez Eduar Filip sot i hodhi poshtë kritikat për vendimin e tij që të shpenzojë 350.000 euro nga buxheti për aeroplan nga kompania private me të cilin kryeministri dhe delegacion i i tij janë kthyer në Francë nga vizita në Japoni.

“Plotësisht e kuptoj shqetësimin e popullit francez. E dinim se nuk ka fluturim komercial prej Tokios në këtë periudhë, ndërsa duhej të kthehemi në Paris sepse presidenti Makron udhëtonte për vizitë në Algjeri. Është rregull, gjithmonë kur kjo është e mundur, ose kryeministri ose presidenti të jetë në Francë. E marr përgjegjësinë e plotë për vendimin”, deklaroi Filip.

Kryeministri Filip është kritikuar për shkak të kësaj që ndërkaq në dispozicion ka pasur aeroplan zyrtar të Qeverisë franceze, por nuk e ka shfrytëzuar, gjoja për shkak se fluturakja nuk ka qenë mjaft e rehatshme. Në fund, aeroplani i huazuar ka arritur në Paris vetëm disa orë para aeroplanit qeveritar, i cili ka fluturuar i zbrazur.

Kritikat drejt Filipit vijnë në kohën kur edhe presidenti Makron është kritikuar për shkak të festimit të shtrenjtë të 40 vjetorit të tij të lindjes në Kështjellën mbretërore Shambord. Por, në këtë rast, Makron dhe bashkëshortja e tij për festimin kanë paguar nga xhepi i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button