Dibra nderon kompozitorin e mirënjohur Agim Krajka

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes të kompozitorit të njohur me prejardhje dibrane Agim Krajka, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë u zhvilluan një takim jubilar, në të cilin artistit i është dhënë titulli “Nder i qytetit të Dibrës të Madhe” nga kryetari i komunës së Dibrës Argëtim Fida, lajmëron portali dibra.us

Titulli kompozitorit Krajka i është dhënë me motivacion, për merita të veçanta në promovimin e kulturës muzikore shqiptare dhe asaj të trevës së Dibrës gjatë jetës së tij.

Veprimtaria muzikore e Agim Krajkës përfshin një periudhë prej pesë dekadash. Ai ka marrë pjesë në shumë festival dhe manifestime. Ka punuar si dirigjent në Ansamblin kombëtar Shtetëror dhe ka kompozuar mbi 500 këngë, valle popullore dhe pjesë të tjera instrumentale.

Një kontribut të veçantë Krajka ka dhënë edhe në muzikën e filmave. Ai ka kompozuar muzikën për filmat ”Zonja nga qyteti”, “Ura e shkronjave”, etj. Krajka është nderuar me shumë mirënjohje dhe çmime siç është “Mjeshtër i Madh” dhe “Ambasadori i Kombit”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button