Bardhi do të mungojë ndaj Barcelonës

Futbollisti shkupjan Enis Bardhi edhe përkundër faktit që po kalon një fazë shumë të mirë te ekipi i Levantes në Primera Division të Spanjës, si duke është pa fat sa i përket ndeshjeve ndaj ekipeve gjigante. Pasi që mungoi në ndeshjen ndaj Real Madridit, futbollisti shqiptar do të mungojë edhe ndaj Barcelonës, kur ndeshja do të luhet me 7 janar në “Kamp Nou”.

Bardhi kishte një lëndim të lehtë dhe mungoi për dy javë, ndërsa mungesa e radhës është shkak i kartonëve të verdhë. Bardhi mbrëmë luajti në duelin ndaj Leganes, duke u futur në fushë si zëvendësues dhe u ndëshkoi me karton të verdhë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button