Kasami takohet me Plomp: Ripërsërisim mbështetjen e proceseve reformuese në vend

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i shoqëruar nga anëtari i kryesisë qendrore dhe drejtor i departamentit për punë të jashtme Kastriot Rexhepi takoi ambasadorin e Mbretërisë të Holandës Vouter Plomp.

“Në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE. Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes grupit parlamentar. Në takim u informua edhe për aktivitetet përgatitorë për kongresin e Lëvizjes Besa që do të mbahet në Shkurt në vitin 2018. Të dy palët u pajtuan se kontaktet dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button