Përmendore 30 metërshe të Nënë Terezës në Shkup

Në ish-lokacionin e këpucëtarit “Kenan” në sheshin Maqedonia, komuna Qendër është duke projektuar që të ndërtojë një përmendore të lartë prej 30 metra, ndërsa mësohet se kjo përmendore do t’i kushtohet nobelistes shkupjane Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënën Tereza – shkruan gazeta “Dnevnik”.

Planifikuesit e kompanisë “In-Puma” i kanë prezantuar ndryshimet e planit në qendër të Shkupit, ku përfshihet edhe përmendorja e Nënë Terezës.

Gjithashtu planifikohet rrugë nëntokësore deri te selia e VMRO DPMNE. Ajo kalon prej “BEKO”-s, përreth selisë deri te ndërtesa e Tehnometal.

Rruga në qendër të Shkupit afër “Rekordit” do të bëhet rrugë vetëm për këmbësorë. Me planin e ri është planifikuar që të bëhen edhe disa ndryshime të tjera. /Dnevnik/

Lajme të ngjashme

Back to top button