Bozofcë,gjendet i vetëvarur një mashkull 50 vjeçar

Është gjetur një person mashkull në moshë 50 vjeçare i vetëvarur dje në Malin Sharr, në stanet e Bozovcës.

Sipas një banori të fshatit Bozovcë, Shahin Fazliu, trupi i viktimës ka qëndruar 7 deri 10 ditë i varur ndërsa dy qen i kanë qëndruar afër.

Trupi është zbuluar nga dy barinjë të cilët kullotnin lopët të cilët nga të lehurat e qenve kanë arritur të lokalizojnë vendin ku ndodhej viktima.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë është duke e hetuar rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button