Qeveria e konfirmoi ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Bullgarinë

Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe konfirmoi Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, Propozim-ligji do të dorëzohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, e nënshkruan kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht të këtij viti në Shkup.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet në parlamentet e të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button