Hejli: SHBA-ja me kujdes do të ndjekë se kush si do të votojë në BE për çështjen për Jerusalemin

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli paralajmëroi se SHBA-ja me kujdes do të ndjekin se cili shtet si do të votojë në seancën e nesërme të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për çështjen për Jerusalemin.

Vendet-anëtare të KB-së nesër duhet të votojnë për rezolutën me të cilën dënohet vendimi i SHBA-së që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosin Ambasadën e tyre nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë.

“Derisa mendoni se si do të votoni, dëshiroj t’ju përmend se presidenti dhe SHBA-ja personalisht do ta kuptojnë votën tuaj. Presidenti me kujdes do ta ndjekë votimit dhe kërkoi t’u kushtojmë vëmendje të gjithë shteteve të cilët do të votojnë kundër nesh. Do ta shënojmë çdo votë individuale për këtë çështje”, thuhet në mesazhin që ambasadorja Hejli e ka dërguar deri tek një sërë shtete anëtare të KB-së.

Shtetet myslimane, si dhe shumica e shteteve evropiane, Rusia dhe Kina e dënuan hapin e presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Hejli mbrëmë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që ta dënojë Iranin për, siç tha “shkeljes së rrezikshme të Rezolutës së KB-së dhe sjelljen destabilizuese në rajon”.

Ники Хејли

Në seancë të Këshillit të Sigurimit të KB-së, Hejli theksoi se gjatë ditëve të ardhshme SHBA-ja do të shqyrtojë disa hapa të mundshëm lidhur me Iranin dhe do të kërkojë nga anëtaret e Këshillit të Sigurimit që të ndikojnë ndaj iranianëve që ta ndryshojnë sjelljen e tyre.

Hejli para pak kohësh e akuzoi Iranin se qëndron pas sulmit raketor të nëntorit ndaj kryeqytetit saudit Riad. Ndaj Riadit dje nga territori i Jemenit u gjuajt raketë e re, e cila ishte zbuluar në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button