Policia e Kosovës konfiskon rreth 50 kilogram heroinë

Policia e Kosovës, gjatë 5 muajve të këtij viti, ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.

Statistikat flasin për rreth 50 kilogram heroinë të konfiskuar, mbi 166 kilogram të llojit marihuana, ndërkaq për herë të parë, janë konfiskuar edhe mbi 6 mijë fara – lëndë e parë, më qëllim të kultivimit të bimëve narkotike. Drejtoria e për hetimin e trafikimit me narkotikë, zhvilloi aktivitet ngjeshur për identifikimin dhe kapjen e grupeve kriminale dhe të personave të involvuar drejtpërsëdrejti në trafikim të substancave narkotike.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, tha se statistikat për 5 mujorin e parë të këtij vitri flasin për konfiskim të sasisë së madhe të substancave narkotike, si rezultat i ngritjes së kapaciteteve brenda policisë së Kosovës.

“Mbi 49 kilogram të llojit heroin mbi 166 të llojit marihuana po ashtu janë konfiskuar edhe 6 mijë 274 fara të cilat dyshohet se tek personat që i kanë pasë në posedim për qëllim kultivimi”, tha Brahimi për Radio Kosovën.

Sa i përket farave të konfiskuara, sipas Sadriut, kjo është një formë e parandalimit sepse sic vlerësojnë ekspertët hetimor, në Kosovë mund të kultivohet kanabis sative.“Pikërisht kjo forma parandaluese që është duke u zhvilluar këtë vit mundëson edhe parandalimin dhe kultivimin. Kryesisht dyshohet se këto vijne nga rajoni”, thaksoi ai.Gjithashtu gjatë këtij 5 mujori, janë hetuar 209 raste nga të cilat janë arrestuar 355 persona. Ndryshe, Policia e Kosovës këte vit po punon në parandalimin e kësaj dukurie, e sidomos të përdorimit të substancave narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button