LSDM: Gruevski është mister privatizimi

Me protestë para drejtorisë së rafinerisë “Okta”, LSDM sot tentoi të përkujtojë se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron të pranojë ndryshime kushtetuese me të cilat kriminaliteti nga privatizimi nuk do të vjetërohet.

“Okta” është shembull i përkryer për këtë. Rafineria jonë e vetme u shit në katër sy në fund të viteve të nëntëdhjeta dhe në shitjen e saj qëndron nënshkrimi i Nikolla Gruevskit, ministrit të atëhershëm të Financave, ndërsa shembull i sotëm i Republikës së Maqedonisë, thekson Stefan Bogov, anëtar i KD i LSDM-së.

Bogov përkujtoi se shuma përfundimtare për këtë privatizim ende askush nuk e di.

“Disa vite më vonë, Qeveria e kryesuar nga Nikolla Gruevski, shitësi i pasurisë nacionale, firmosi marrëveshje me këtë rafineri sipas të cilës qytetarët e Maqedonisë do të vozisin me karburantet më cilësore në rajon dhe do të helmohen në gazrat e karburanteve të prodhuara sipas teknologjisë së shekullit të kaluar. Ndërsa banorët e komunës së Ilindenit jetojnë në erë të keqe për shkak se inspektorëve të ministrive kompetente u ndalohet ta vizitojnë “Okta”-n, tha Bogov.

LSDM-ja opozitare konsideron se pikërisht për shkak të këtyre arsyjeve VMRO-DPMNE nuk ka dashur t’i votojë ndryshimet kushtetuese për mosvjetërsim të veprave penale lidhur me privatizimin. Socialdemokratët edhe njëherë përkujtuan Gruevskin edhe për “kriminalitetin e madh me shitjen e Telekom”-it, si dhe për kartelën nacionale shitëse.
Bogov theksoi se roli i Gruevskit në privatiyim nuk krahasohet, dhe e quajti “mister privatizim”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button