Turqia ndër ekonomitë më të mëdha në botë

Kuata e Turqisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të jetë katërfish më e madhe, me çka ky vend do të jetë ndër 20 ekonomitë më të mëdha në këtë institucion financiar, kumtoi përfaqësuesi i Fondit në Ankara, Mark Luis.

Sipas Luis, Turqia ka bazë solide makroekonomike që e bën tërheqëse për investime të huaja, andaj është vendosur që ajo të fitojë rol më të madh në FMN.

Luis potencon se Turqia gjatë dekadës së fundit ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në rritjen ekonomike, duke shtuar se për sivjet pritet që Bruto Prodhimi Vendor turk të rritet për 8.5 për qind, aq sa parashihet të arrijë shkalla e inflacionit në fund të vitit 2012. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button