Të premten pritet vendimi për ekstradimin e Grujoskit dhe Boshkovskit

Edhe pse sot duhej të dihet nëse dy agjentët e arratisur në Greqi, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski do të ekstradoheshin në Maqedoni, megjithatë Gjykata e Selanikut, nuk ka miratuar vendim, njofton Portalb.mk.

Vendimi nëse dy të arratisurit do të ekstradohen në Maqedoni, gjykatësit e Selanikut do ta miratojnë të premten.

Gjykimi ka qenë prapa dyerve të mbyllura, ndërkaq edhe pse u paralajmërua, Gjykata nuk pranoi që të dëshmojë bashkëshortja e Goran Grujoskit.

Ndryshe, ish kryetari i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si ekspert me propozim të avokatëve të Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit, sot është dëgjuar si dëshmitar në Gjykatën e Selanikut, i cili duhej që të tregojë se për çfarë është formuar Prokuroria Speciale dhe pse po i ndjek Grujoskin dh Boshkovskin.

Dashtevski, në opinion njihet si person i afërt me partinë VMRO-DPMNE, i cili vazhdimisht nëpër mediat e afërta me opozitën e tanishme, thirret si analist për t’i mbrojtur interesat e Nikolla Gruevskit.

Për ekstradim në Greqi, vendos këshilli që më së shpeshti përbëhet prej tre anëtarëve, dy gjykatës dhe një prokuror, në seancë të hapur, përveç nëse nuk dorëzohet kërkesë speciale që dëgjimi të bëhet pas dyerve të mbyllura. Pikërisht ashtu ishte rasti me ish-shefat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Njëri nga avokatët e seancës kaluar kërkoi që gjykimi të jetë i mbyllur për opinionin, për shkak mbrojtjes së personave për të cilët është kërkuar ekstradim.

Avokati Kostas Haxijoanu këtë kërkesë e ka mbështetur me konfirmimin se Grujovski dhe Boshkovski në Maqedoni janë në rrezik nga kërcënimet e organeve e rendit.

Me 29 nëntor është shtyrë seanca e parë për ekstradim pas kërkesës dhe dokumentacionit të dërguar nga pala maqedonase, me 13 dhjetor në rol si dëshmitar i parë, këshilli i gjykatësve e dëgjoi dëshminë e avokatit të të akuzuarve, Petar Vasilev.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button