Pato mirëpret PSG-në

Pato spekulohej me kalim në PSG edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai vazhdon të jetë objektiv i skuadrës së udhëhequr nga ish trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti.

Alexandre Pato ka mundësi t’i bashkohet gjigantit francez Paris-Saint Germain nga Milan gjatë verës, sipas menaxherit të tij Gilmar Veloz.

Pato spekulohej me kalim në PSG edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai vazhdon të jetë objektiv i skuadrës së udhëhequr nga ish trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti.

“Pato ka marrëdhënie të mira me Ancelottin. Ai është trajner i madh. Pato ka respekt për të dhe ata kanë lidhje të ngushtë mes vete. Nëse Milani arrin marrëveshje me një klub, ne pa dyshim se do të jemi të gatshëm të diskutojmë”, deklaroi Veloz për TMW. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button