Një i arrestuar pas incidentit midis anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe policisë në Tabanoc
Një person është arrestuar në një incident i cili ka ndodhur në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë protestës së VMRO-DPMNE-së.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Janevski për MIA-na tha se në incident është arrestuar një person pasi që ka sulmuar një nëpunës policie.
Një pjesë e mediave njoftojnë se gjatë protestës ka ardhur deri tek shtyrja midis anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe policisë dhe se njëri prej protestuesve është lënduar ndërsa një tjetër është arrestuar.
Nga VMRO-DPMNE thonë se bëhet fjalë edhe për një keqpërdorim të institucioneve në qëllimet politike dhe tentim që me forcë të parandalohen protestat kundër përndjekjes politike prej huntës së Zoran Zaev, i cili, shtohet, gjatë periudhës së kaluar në mënyrë joligjore ka arrestuar artistë, regjisorë, këngëtarë operistik, deputetë etj., duke i shpallur pa argumente terroristë.
VMRO-DPMNE sot paralajmëroi se prej orës 17 deri në orën 18 do ta bllokojë vendkalimin kufitar Tabanoc në Kumanovë.