Gjendet një bari i vdekur

Një bari gjashtëdhjetë  vjeçarë mbrëmë është gjetur i vdekur në afërsi të Lumit të Zi në vendin Ramnishtë në Mariovë të Prilepit.

Sipas informatave të para, bariu paradokohe erdhi prej një fshati të Shkupit për të punuar në stanet me 400 dele afër fshatit Manastir.

Menjëherë është thirrur ndihma urgjente medicinale nga Prilepi. Ekipi vetëm konstatoi vdekjen. Policia bëri hetim në vend të ngjarjes ku ishte kufoma.

Identiteti i njeriut tani për tani nuk dihet. Gjatë ditës së sotme duhet të bëhet obduksion me qëllim që të vërtetohet nëse bëhet fjalë për vdekje të dhunshme apo bariu ka vdekur për arsye shëndetësore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button