Buxheti i Qytetit të Shkupit 6,2 miliardë denarë, për 10 për qind më i vogël nga viti i kaluar

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2018, që është për dhjetë për qind më i vogël në krahasim me vitin 2017 dhe do të arrijë gjithsej 6,2 miliardë denarë.

Kryetari i Qytetit Petre Shilegov, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në seancën e sotme ka thënë se Buxheti i propozuar për vitin 2018 është një sublimim prej projekteve tashmë të filluara dhe projekteve të reja të ndryshme, që donë të thonë mjedis i shëndetshëm jetësor dhe shërbime më të mira servisi për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

“Për vitin e ardhshëm 2018, buxheti i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit është vlerësuar në 6,2 miliardë denarë dhe është për 10 për qind më i vogël në krahasim me atë të vitit 2017. Megjithatë, theksin e vendosim në përmirësimin e mjedisit jetësor, zhvillimin e rrjetit transportues, një pjesë në infrastrukturën rrugore, infrastrukturën komunale, ndërtimin e sistemeve për ujësjellësit, gjegjësisht investime që do të kontribuojnë për rritje më të mirë ekonomike dhe zhvillim të qytetit tonë”, tha Shilegov.

Kryetari para këshilltarëve paralajmëroi disa projekte më të mëdha në të cilat qyteti planifikon të investojë vitin e ardhshëm 2018 dhe të fillojë një tregim të ri të suksesshëm për Shkupin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button