VMRO DPMNE dhe LSDM në “grindje” për emrin

Propozimi i ndërmjetësuesit Methew Nimetz në vitin 2005 ishte shumë më i mirë se propozi të cilin Nikolla Gruevski e pranoi para samitit të NATO-s në Bukuresht (Republika e Maqedonisë – Shkup), theksohet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së kryeministrit Gruevski.

Me propozimin e vitit 2005 të ndërmjetësuesit Metju Nimic, thuhet në reagimin, garantohej ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe për këtë shkak ajo menjëherë u hodh poshtë nga ana e Greqisë, e cila për këtë propozim e akuzoi Nimicin se në kontestin ka mbajtur anë.

“Apelojmë deri te kryeministri Nikolla Gruevski që të pushojë me instrumentalizimin dhe keqpërdorimin e kontestit të emrit për qëllimeve ditore politike, që ndron në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Çka deklaroi Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se qëndrimi i liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski se përpiqet për zgjidhje të emrit e cila nuk do të cenojë identitetin është dyfytyrësh për shkak se ai në vitin 2005 pranoi propozim në të cilin ishte vënë në pikëpyetje identiteti.

Ka incizime për atë se vetëm VMRO-DPMNE-ja reagoi se propozimi është problematik lidhur me gjuhën maqedonase.

Por, LSDM-ja e shpalli si propozimin më të mirë dhe patëm sulm të ashpër sepse ne nuk e pranuam. Ashtu që në këtë mënyrë kërcënoi pozicionin e Maqedonisë që publikisht pranuan një propozim përafërsisht problematik lidhur me identitetin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button