Shkëndija bën “pazar” në Zvicër

Ka edhe gati një muaj kur do të fillojë afati kalimtar i janarit, ndërsa të gjithë janë me sytë nga Shkëndija dhe Vardari, dy ekipet që si duket kanë mbetur edhe këtë sezon të vetme për të luftuar për titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë. Duke marrë parasysh situatën në të cilën kaluan dy klubet gjatë sezonit vjeshtor, Shkëndija është në “Poll pozitë”, pasi ka tetë pikë diferencë dhe do ta pret fillimin e sezonit shumë më e qetë.

Ndërkohë flitet se tani më Shkëndija dëshiron të sjellë futbollistë cilësor nga kampionati më i mirë i Zvicrës, edhe atë nga skuadra e Gras’hopersit, ku javën që lamë pas qëndroi presidenti i klubit Visar Bexheti. Gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve dhe nuk ka konfirmim në asnjë moment nga klubi, por mendohet se është sulmuesi Albion Avdijaj dhe mbrojtësi Arjan Çollaku që do të veshin fanellën kuqezi.

Për të mësuar nëse kjo do të ndodhë, duke pritur që në vazhdim të bëhet publike nga klubi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button