U dorëzuan çmimet “sipërmarrës i vitit”

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë për ndërmarrjet (FZHMN) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), së bashku me Qendrën nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës (QNZHIMS) sot i ndanë çmimet për sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla për vitin 2017.

Si sipërmarrës më i suksesshëm i mikro ndërmarrjes, në manifestimin tradicional “Sipërmarrës i vitit” që mbahet nën patronatin e Ministrisë së Ekonomisë, është shpallur Zharko Dimitrioski nga Agjencia e marketingut “Një në një” nga Shkupi, ndërkaq më i mirë tek ndërmarrjet e vogla është Bardhyl Shabani nga “Link shped” nga Tetova. Vendi i dytë në kategorinë mikro ndërmarrje i takon Borçe Nikollov nga “Aerus” nga Probishtipi, ndërsa i shpërblyer i dytë tek ndërmarrjet e vogla është Tomi Zaprov nga “Siloter” nga Strumica.

“Është i madh numri i atyre që meritojnë të shpërblehen në manifestimin tradicional për shkak të guximit të tyre për ndërmarrje të rrezikut në kohë të këtilla krize, nismës së tyre, aftësisë për planifikim dhe aftësi menaxhuese për realizim të qëllimeve të caktuara në biznes”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ndarjes së çmimeve.

Ai theksoi se ndërmarrejt e vogla dhe mikro kanë rol të madh në gjenerimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës dhe shtoi se ajo është njohur edhe në Strategjinë e BE-së për rritje 2020 ku si indikacion i posaçëm veçohet mbështetja për ndërmarrjet e këtilla dhe sipërmarrësinëp në tërësi.

“Ministria e Ekonomisë këtë vit financiarisht i mbështeti 89 ndërmarrje, 23 zejtarë dhe 30 projekte të fondeve, shoqatave të qytetarëve dhe odave zejtare. Me masat për mbështetje dhe zhvillim të ndërmarrjeve dhe sipërmarrësisë në Maqedoni do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm”, tha Bekteshi.

Kryetarja e LOE-së, Daniela Arsovska tha se përvojat e saja të deritanishme tregojnë se Maqedonia është vend i njerëzve të mençur dhe i ideve të mira.

“Pikërisht ju fitues të çmimeve për sipërmarrës më të suksesshëm jeni dëshmi se është ashtu”, porositi Arsovska.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha theksoi se të rinjtë në vend po përballen me barriera administrative dhe profesionale gjatë regjistrimit të kompanive.

“Kjo rezulton me numër më të vogël të kërkesave për hapje të bizneseve. Prandaj duhet të ndryshohet perceptimi se biznesi është i rëndë dhe problematik”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button