Dialogu nuk pritet të rifillojë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duket se nuk do të udhëhiqen më nga RobertCooper. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, është duke kërkuar një diplomat tjetër në vend të tij.

“Dialogu nuk pritet të rifillojë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyra e Ashtonit është duke kërkuar një zyrtartë ri që e zëvendësonCooperin”, ka thënë një zyrtar i BE-së për Express.

Por, diplomati britanik Robert Cooper, i kontaktuar nga kjo gazetë të premten, nuk ka dashur të flasë për këtë temë me arsyetimin se ende është në pozitën e lehtësuesit. Në fakt ai as nuk e ka pohuar e as nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit nga pozita e mediatorit. “Mund t’ ju them se ende jam këtu (në këtë pozitë). Momentalisht nuk jam në zyrë , nuk është momenti për të diskutuar . Faleminderit shumë”, ka thënë Cooper.

Diplomati britanik është emëruar si lehtësues i dialogut Prishtinë – Beograd dhe ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë për t`i koordinuar punët rreth takimeve trepalëshe. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button