Kina i bën thirrje SHBA-së të heq dorë nga mendimet nga koha e Luftës së ftohtë

SHBA-ja do duhet të heqë dorë nga “mentaliteti i saj nga Lufta e ftohtë” dhe të synojë drejt bashkëpunimit, kumtoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme, pas që presidenti amerikan Donald Tramp mbajti fjalim për siguri nacionale, në të cilën Kinën e përshkruan si kërcënim për interesat e SHBA-së.

“I bëjmë thirrje SHBA-së që të ndërpresë qëllimisht t’i shtrembërojnë qëllimet strategjike të Kinës dhe t’i braktisin konceptet e vjetra të të menduarit nga Lufta e Ftohtë dhe loja me rezultat zero. Në të kundërtën do t’i dëmtojnë të tjerët, si dhe veten”, tha zëdhënësja e Ministrisë Hua Çunin.

Në fjalimin e tij Tramp e theksoi Kinën si sfidë kryesore për fuqinë globale dhe ndikim të SHBA-së. Në strategjinë për siguri nacionale që e prezantoi dje, ai përshkroi Rusinë dhe Kinën si rivale, të cilat “e shfrytëzojnë teknologjinë, propagandën dhe detyrimin, që të formojnë botë, të kundërt me interesat dhe vlerat tona strategjike”.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme u përgjigj se “ambiciet globale të Pekinit janë qëllimmira.

“Kina asnjëherë nuk do të zhvillohet për llogari të interesave të vendeve tjera dhe njëkohësisht nuk do të heq dorë kurrë nga të drejtat dhe interesat e tyre legjitime” deklaroi Hua.

“Bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e drejtë për Kinën dhe SHBA-në”, theksoi ajo dhe shtoi se është normale që dy vendet të kenë mospajtime, por do të duhet të gjejnë mënyra konstruktive që të përballen me to.

Hua theksoi se Kina dhe SHBA-ja në cilësinë e dy ekonomive më të mëdha kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë paqen botërore dhe stabilitetin dhe të nxisin mirëqenie globale.

Sipas Pekinit, bashkëpunimi mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë në dobi edhe për dy palët, ndërsa kundërshtimi do të sjellë humbje të ndërsjella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button