“Transportuesi”, zgjerohet lënda kundër ish kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski

Prokuroria Speciale Publike sot ka hapur 7 lëndë, në mesin e të cilave është edhe rasti me emër të koduar “Transportuesi 2”, që është zgjerim i “Transportuesi”, njofton Portalb.mk.

Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2009-2010 dhe 2010-2011.

Për rastin e parë në vitin 2009 deri në vitin 2010 janë të akuzuar ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili gjithashtu është edhe në lëndën “Transportuesi” për të cilën ka akuzë, sekretari i komunës dhe drejtori i tre shkollave fillore. Sipas dëshmive materiale të PSP-së, ata kanë siguruar mjete të kundërligjshme me vlerë prej 230.000 denarë.

Në vitin shkollor 2010-2011 të dyshuarit e njëjtë me transportuesit si ndihmës kanë siguruar para të kundërligjshme me vlerë prej 1.6.43.583 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button