Hetim i ri kundër Boshkovskit për softuerin e pasuksesshëm të ELEM-it me vlerë prej 4 milionë euro

Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi hetim të ri për softuerin e SHA ELEM, për të cilin tashmë është ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, Dejan Boshkovski. Hetimi u hap me emrin “Tarifa 2”, njofton Portalb.mk.

Siç tha sot prokurorja Fatime Fetai, në hetimin e ri të hapur e akuzon Boshkovskin se ka shkaktuar dëm financiar të kompanisë prej 218.000 euro, para që ia ka dhënë kompanisë çeke për softuerin i cili akoma nuk përdoret.

Boshkovski edhe në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Firmës çeke i janë paguar 146.400 euro të pabaza për migrimin e të dhënave prej sistemit të vjetër në të riun në fazën e implementimit të sistemit.

Përveç kësaj kompania çeke ka fituar 79.000 euro për mbështetje gjatë lëshimit të sistemit në përdorim, që edhe sot e kësaj dite nuk është zbatuar.

“Edhe pse përpjekja për ta vënë në përdorim ka qenë e pa suksesshme, i dyshuari e ka paguar shumën e përmendur”, tha Fetai.

Sipas aktakuzës tre persona, mes të cilëve edhe Boshkovski akuzohen për furnizim joligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM, me vlerë prej 4 milionë euro. Edhe pse konzorciumi në fazën e dytë nga furnizimi publik është që ta fitojë tenderin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button