“Rentgen”: Ish-ministri i Shëndetësisë ka fituar për vete 860.000 euro

Hetimi i tretë që e hapi Prokuroria Speciale Publike sot është “Rentgen” dhe ka të bëjë me vitin 2012 ku ministri i atëhershëm i Shëndetësisë e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizim për furnizimin publik të pajisjeve mjekësore dhe pajisje tjera për shërbime radiologjike në katër institucione shëndetësore në vend, njofton Portalb.mk.

Siç tha prokurorja Fatime Fetai, ekziston dyshim se në këtë procedurë është favorizuar një nga kompanitë, gjegjësisht, që para fillimit të procedurës i është mundësuar kësaj kompanie përmes informacioneve të brendshme ta skenojë gjendjen në institucionet shëndetësore dhe të përgatis studim.

Sipas PSP-së ministri i atëhershëm ka qenë i njohur me studimin sepse i është dërguar në emailin zyrtar. Ky rast, siç tha Fetai, u bë i njohur në opinion në janar të vitit 2014 përmes rastit të gazetares së njohur dhe nënës së saj që kanë qenë pjesë e strukturës pronësore të kompanisë që e ka marrë furnizimin.

Por, siç ka konfirmuar hetimi i PSP-së, i dyshuari edhe pas zbardhjes së këtij rasti, nuk është ndalur, por ka vazhduar me furnizim edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se duhet ta anulojë, nuk e ka anuluar, por ka bërë marrëveshje me të ranguarit e dytë  dhe në këtë mënyrë fitoi pasuri personale për vete 860.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button