Dokumentet sekrete të Vatikanit

Paolo Gabriele, njeriu më i afërt, në shërbim të Papa Benediktit të XVI ka nxjerrë jashtë selisë së Shenjtë dokumente sekrete. 

“Vatileaks” dëshmon për korrupsion, keqmenaxhim dhe konflikte të brendshme mes zyrtarëve të Vatikanit. Ai është marrë në pyetje nga gjykatësit e Vatikanit.
 
Media italiane raporton se Gabriele ishte shërbyesi personal i Atit të Shenjtë dhe një prej të paktëve, të përzgjedhurve, që kishte mundësi të hynte në apartamentin privat të Papës. Pas kontrolleve nga Xhandarmëria e Vatikanit në apartamentin e Gabrieles u gjetën dokumente të tjera sekrete. Ai nisi shërbimin pranë Atit të Shenjte në 2006 pasi kishte punuar pranë prefektit të Shtëpisë papnore, monsinjor Xhejms Haruei.

Mes dokumenteve që kanë dalë jashtë mureve të Selisë së Shenjtë përfshihet edhe një letër, që i ka mbërritur Papës nga ambasadori i Vatikanit në Uashington, ku flitet për nepotizëm dhe korrupsion në radhët e drejtuesve të Vatikanit. Në disa memo, kritikohet kardinali Tarciso Bertone, njeriu i dytë më i rëndësishëm në krah të Papës dhe pagesave të dyshuara nga Banka e Vatikanit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button