Lënda “Liderët” Prokuroria Speciale heton “objektin e Beqës” përballë ambasadës së SHBA (VIDEO)

Lënda hetuese që e hapi sot Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë që e mban emrin “Liderët” rrjedh nga biseda telefonike që u publikua në “bombat e Zaevit” ku flasin lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai VMRO-së, Nikolla Gruevski.  Më saktësisht “bomba 38”.

Sipas prokurores Fatime Fetai, hetimi është hapur kundër ndërtuesit të objektit.

“Hetimi hapet shkaku që ekziston dyshim se është kryer vepër penale “ndërtim pa leje” i nenit 44A i Kodit Penal ndërsa i dyshuar është investuesi në objektin e ndërtuar në lokacion përballë një ambasade të huaj në Shkup. Objekti është ndërtuar në periudhën prej nëntor 2011 deri në shkurt 2013 pa leje për ndërtim dhe ka hapësirë prej 1000 metra në katrorë. “ tha Fetai.

Objekti i ndërtuar që gjendet përballë Ambasadër së Amerikës në Shkup, sipas Prokurorisë Speciale Publike është objekt pa leje ndërkaq nga biseda e Ahmetit dhe Gruevskit si dhe e Ahmetit dhe personit Beqir Asani-Beqa, kuptohet se ata e dinë që është pa leje megjithatë vazhdojnë për ta ndërtuar.

Ja çfarë përmban “Bomba” e 38-të: Fytyra e vërtetë e BDI-së (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, më 16 qershor 2016 publikoi bisedat mes funksionarëve të BDI-së për sipas tij, aferat korruptive në lidhje me legalizimin e objekteve në Çair, për Zonën ekonomike në Tetovë, USHT-në.

Zaev publikoi bisedë mes Ali Ahmetit dhe Beqir Asanit.

“Nëse mundesh kputja, jepja nga 1 mijë” shprehet Ahmeti duke kërkuar nga Asani për ti dhënë levërdi një biznesmeni që është në Turqi e që dëshiron të ndërtojë.

Në bisedën mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, dëgjohet si Gruevski kërkon leje nga Ahmeti të rëzohet banesa në Çair para ambasadës së Amerikës.

Ndertesa perballe Ambasades
Ndertesa perballe Ambasades

“Më duhet ndihmë nga ti. Është banesë e egër, në fakt do të rrëzohen disa kate. Këto “tuajt” bëjnë problem. Mos bëjnë ndonjë incident. Shih fol me këta tuajt dhe thuaji Musës mos të bëjë problem.” thotë Gruevski.

Ahmeti thotë që problemi i rrëzimit të këtij objekti nuk e dëmton BDI-në, dhe ai është kundër ndërtimeve të egra.

Ahmeti më pas flet me Beqir Asanin i cili kërcënohet se “do ta vret me kallash” një person në fjalë.

Musa Xhaferi në bisedë me Beqir Asanin pranon se “ka dalë prej vetes” për një punë që nuk mundet ta zgjidhin në lidhje me ndonjë leje për ndonjë objekt në Çair.

Xhaferri quan “legen” ministrin Mile Janakievski.

Xhaferri në bisedë me Asanin diskutojnë edhe punën e involvimit të Artan Grubit “në punët e tyre”.

Ish ministrja Gordana Jankullovska në bisedë me një bashkëpunëtor u drejtohet deputetëve të BDI-së me termin “indijanët e Çairit” duke u frikuar se “shiptarite” do të dalin të bëjnë incident kur ta rrëzojnë shtëpinë para ambasadës së Amerikës. Ajo thotë që rrëzimin do ta lënë pas Vitit të Ri sepse “fisi shqiptar” do ti sulmojë edhe policinë nëse nuk ka punë të kryer mirë.

Ahmeti në komunikim me Asanin: ky i fundit tregon se dikush ka marrë 100 mijë dhe 120 mijë euro “për një punë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button