“Emri Maqedonia është i papranueshëm”, deklarohet ministri Dimitrov

Pas deklaratës të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos se “emri “Maqedoni” mbetet i papranueshëm” ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov duke thënë se këto qëndrime janë të shekullit paraprak, raporton Portalb.mk.

“Mendoj se ajo është nga shekujt paraprak, mendoj se definitivisht nuk ka zgjidhje të tillë. Kush se çfarë qëndrime ka nga pala greke, është përgjegjësi e tyre, e Athinës dhe politikës greke. Megjithatë, është viti 2018, jemi në Evropë, dhe çështjet të këtij lloji të qëndrimeve, se a do të ketë emër pa fjalën “Maqedonia” , definitivisht nuk është në përputhshmëri me Evropën, me vitin 2018 dhe na largon nga perspektiva evropiane”, tha Dimitrov.

Përndrysh, kjo deklaratë e ministrit Dimitrov vije pasi që ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, duke i komentuar ngjarjet e fundit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, e cila është partnere më e vogël e koalicionit në Qeverinë e Greqisë, nuk do ta pranojë fjalën “Maqedoni” të qëndrojë në emrin e fqiut verior, publikoi botimi elektronik i “Katimerinit”.

Ndërkaq ditë më parë mediat greke nxorën informata se “Maqedonia do të ketë emër të ri Maqedonia e re”, në lidhje me këtë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka vlerësuar se propozimi që Maqedonia të quhet “Maqedonia e re” është propozim i mediave kurse në takimin e ardhshëm që duhet të bëhet ndërmjet palëve negocuese Greqi – Maqedoni nuk pritet të ketë propozime të reja për emrin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button