Për uzurpimin e vend parkingjeve të personave me nevoja të veçanta vijon dënimi 180 euro

Sot konsiderohet se nga 7 deri 10 për qind e popullatës së përgjithshme në botë janë persona me ndonjë lloj të nevojave të veçanta. Ky numër si te vendet e zhvilluara po ashtu edhe në vendet e pazhvilluara është i lartë. Çdo vend modern përpiqet t’i ndihmojë kësaj popullate me vendosjen e benefiteve të caktuara me qëllim që këta persona të mund të tejkalojnë sadopak pengesat e tyre në jetë, njofton Portalb.mk.

Në Maqedoni rreth 10 për qind e popullatës së përgjithshme janë persona me nevoja të veçanta të cilët përballen me shumë barriera në jetën e përditshme. Barriera arkitektonike, përjashtim social dhe margjinalizim, qasje e pamjaftueshme deri te mundësitë për punësim dhe mbrojtje jo e mjaftueshme shëndetësore si dhe shumë problemet tjera të çdoditshme të kësaj kategoria të njerëzve.

Për këtë shoqatat dhe organizatat e personave me nevoja të veçanta apelojnë se është i nevojshme aksion unanim për afirmimin e plotë të këtyre personave, socializim të standardit jetësor nga të gjithë qytetarët deri te institucionet kompetente.

“Ne kemi shumë pengesa që të funksionojmë normal në jetën e përditshme. Përballemi me atë se në vend parkingjet e caktuara për ne, shumë vozitës i parkojnë veturat e tyre, edhe pse janë të paralajmëruar me shenjë se vendi është për persona me nevoja të veçanta”, tha Vangell Tërkalanov nga kabineti i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.

Qendra më e madhe tregtare në vend, “Skopje city mall” me fushatën e quajtur “Invalitet është sjellja jokulturore” është kyçur në përpjekjet për ngritjen e vetëdijes së popullatës për të drejtat e personave me invalitet dhe atë konkretisht për të drejtën që të mund t’i shfrytëzojnë vendet e parkingjeve kushtuar për to.

Cyti mall është i përshtatshëm për personat me nevoja të veçanta për arsye se ka hyrje të veçantë, tualet dhe lifte që mund t’i shfrytëzojnë si dhe vende për parking. Por, vazhdimisht ndodh që të zihen nga vozitësit.

Iniciativa është në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila e ka përkrahur fushatën sepse për çdo vend të zënë janë parashikuar dënime me lartësi prej 180 euro ose 40 pik negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button