Arrestohet porno aktorja Jenna Jameson

Porno aktorja e famshme e cila para disa ditëve lajmëroi se do t’i thotë lamtumirë industrisë pornografike është në qendër të vëmendjes në tabloidet me sjelljen e saj të papranueshme.

Jenna Jameson është arrestuar për shkak se dyshohet se nën ndikimin e alkoolit me automjetin e saj ka shkaktuar aksident trafiku në të cilin e ka dëmtuar vetëm automjetin e saj. 

Burimet policore për portalin amerikan TMZ kanë thënë  se Jenna nuk ka kaluar në alkotestin dhe përkohësisht është arrestuar dhe qëndron në stacionin policior.

38 vjeçarja është në paraburgim, ndërsa do të lirohet pas marrjes në pyetje. Mediat amerikane akoma nuk shkruajnë se për çfarë aksident bëhet fjalë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button