‘Modesti e tepruar‘, fotoja që vendosi Getoarin në qendër të kritikave

Një postim në rrjetet sociale të Getoar Selimit i ka ndarë fansat e tij në dy kampe: ata që e mbështesin dhe ata qe e kritikojnë, transmeton Revista Class.

Reperi nga Kosova ka publikuar një foto ku e krahason veten me vëllezërit Frashëri. Geti njihet si një nga tekstshkruesit më të mirë në tregun muzikor shqiptar dhe ndoshta ka qenë kjo arsyeja përse ka zgjedhur që ta rendisë veten mes Naimit dhe Abdylit, por kjo “modesti“ e tepruara e ka vënë atë në qendër të kritikave. Por ka pasur komentuesë të tjerë të cilët e kanë parë nga një tjetër këndvështrim foton.

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 Ata mendojnë se qëllimi i Getit nuk qenë pikërisht për të krahasuar penën, por mjekrën. Geti personifikohet me mjekrën e tij, për të cilën përkujdeset shumë (siç na ka treguar Marina). Në fakt ky na duket version më i drejtë.


Ndoshta do të bëjë një këngë në qendër të së cilës do jenë vëllezërit Frashëri? Shumë pikëpyetje nga një postim në Instagram…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button