Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

Peshëngritësi shqiptar Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg. 

Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011. 

Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, substanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur energjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit. 

Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv. 

Një nga elementet e kësaj vitamine është edhe substanca në fjalë e cila i përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni Qerimaj është përfaqësuar nga sekretari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadez, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza. 

Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes. 

Lajme të ngjashme

Back to top button