SHBA analizon fitoren e Nikoliqit në raport me Kosovën

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të analizojnë se çfarë do të thotë fitorja e Tomisllav Nikoliqit në Serbi për Kosovën dhe rajonin, por në të njëjtën kohë mirëpresin angazhimin e tij për të ardhmen evropiane të vendit. 

Kështu ka deklaruar ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit për çështjet evropiane, Philip Gordon, në konferencën vjetore të Qendrës për SHBA-në dhe Evropën, në Uashington, transmeton REL.

“Edhe pse vazhdojmë të analizojmë se çfarë do të thotë zgjedhja e Tomislav Nikoliqit për Kosovën dhe rajonin e gjerë, ne përshëndesim angazhimin e tij të shprehur për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i bëjmë thirrje që të punojë në mënyrë konstruktive me qeverinë e re, për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë Gordon. 

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Evropë duhet të bashkëpunojnë me udhëheqësit e vendeve të rajonit “rreth ideve të reja” për “zgjidhjen e sfidave në veri të Kosovës”. /kohanet

Lajme të ngjashme

Back to top button