Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese, 17 të dyshuar (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese për ish fuksionarët e Maqedonis, njofton Portalb.mk.

  • Lënda e parë: “Shërbimet e huaja”

Ky rast ka të bëjë me blerjen e pajisjeve ilegale për përgjim në Maqedoni. Në këtë rast të dyshuar janë dy persona, për shkak se në tetor dhe dhjetor të vitit 2014, me kërkesë të njërit prej të dyshuarve, i cili atëherë ka qenë udhëheqës i Departamentit të Teknikës Operative në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërmarrja e huaj ka përgatitur raport në të cilën u tha se në territorin e Shkupit, me mjete të tij ka detektuar aktivitete ilegale që lidhen me stacione me baza të dyfishta.

LEXO më shumë: “Shërbimet e huaja” të PSP-së, hetohet se si është manipuluar raporti për aparaturën e përgjimit

Kjo lëndë ka të bëjë deputeten e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva që dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin shtetëror duke kërkuar para “të rrugës” edhe pse ka jetuar në Shkup ndërsa të hollat nuk i ka përdorur për rrugëtim. Boneva ka dorëzuar fletëpagesë të pikëpagesave të llojit, për shembull ka udhëtuar në orën 17, ndërsa të njëjtën ditë ka qenë akoma në Kuvend dhe ka votuar në orën 19. Llogaritë e fletëpagesave më shpesh i ka marrë nga taksistët që udhëtonin në relacionin Strumicë-Shkup dhe në të kundërtën, transmeton Portalb.mk.

LEXO më shumëDeputetja e VMRO-së, Boneva ka dorëzuar fletëpagesa të rrejshme për harxhimet rrugore, e dëmtoi buxhetin me 100.000 euro

  • Lënda e tretë: “Rentgen”

Ky rast ka të bëjë me ish ministrin e shëndetësisë së Maqedonisë në vitin 2012, Nikolla Todorov i cili dyshohet për kurdisje të tenderëve për të blerë pajisje mjekësore së bashku me gazetaren e afërt me VMRO-DPMNE-në, Ivona Talevska. Ky rast, u bë i njohur në opinion në janar të vitit 2014 përmes rastit të gazetares dhe nënës së saj që kanë qenë pjesë e strukturës pronësore të kompanisë që e ka marrë furnizimin. Por, siç ka konfirmuar hetimi i PSP-së, i dyshuari edhe pas zbardhjes së këtij rasti, nuk është ndalur, por ka vazhduar me furnizim edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se duhet ta anulojë, nuk e ka anuluar, por ka bërë marrëveshje me të ranguarit e dytë  dhe në këtë mënyrë fitoi pasuri personale për vete 860.000 euro.

LEXO më shumë: “Rentgen”: Ish-ministri i Shëndetësisë ka fituar për vete 860.000 euro

  • Lënda e katërt: “Producent”

Kjo lëndë ka të bëjë me ish ministrin e buqësisë së Maqedonisë, Lupço Dimovski i cili dyshohet për larje të parave në televizionin e afërt me VMRO-DPMNE-në “TV Sitel”. Siç tha prokurorja Fetai, ministri në nëntor të vitit 2009 në mënyrë joligjore ka bërë marrëveshje me kompaninë “Smart Centar” me të cilën ka bërë marrëveshje për emisionin televiziv “Bojata na paritë” që është emituar në televizionin “Sitel”. Ky tender ka kushtuar 50.000 euro, ndërsa në kohën kur është bërë ky tender ministër ishte, Lupço Dimovski. Prokurorja shpjegoi se ka mundur të bëjë televizioni, por jo edhe ministri, përcjellë Portalb.mk.

LEXO më shumëPSP hapi hetim edhe kundër ish-ministrit të Bujqësisë, Lupço Dimovski

  • Lënda e pestë “Liderët”

Lënda hetuese që e hapi sot Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë që e mban emrin “Liderët” rrjedh nga biseda telefonike që u publikua në “bombat e Zaevit” ku flasin lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai VMRO-së, Nikolla Gruevski.  Më saktësisht “bomba 38”. Sipas prokurores Fatime Fetai, hetimi është hapur kundër ndërtuesit të objektit. Objekti i ndërtuar që gjendet përballë Ambasadër së Amerikës në Shkup, sipas Prokurorisë Speciale Publike është objekt pa leje ndërkaq nga biseda e Ahmetit dhe Gruevskit si dhe e Ahmetit dhe personit Beqir Asani-Beqa, kuptohet se ata e dinë që është pa leje megjithatë vazhdojnë për ta ndërtuar.

LEXO më shumë: Lënda “Liderët” Prokuroria Speciale heton “objektin e Beqës” përballë ambasadës së SHBA (VIDEO)

  • Lënda e gjashtë: “Tarifa 2”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi hetim të ri për softuerin e SHA ELEM, për të cilin tashmë është ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, Dejan Boshkovski. Hetimi u hap me emrin “Tarifa 2”. PSP e akuzon Boshkovskin se ka shkaktuar dëm financiar të kompanisë prej 218.000 euro, para që ia ka dhënë kompanisë çeke për softuerin i cili akoma nuk përdoret. Boshkovski edhe në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Firmës çeke i janë paguar 146.400 euro të pabaza për migrimin e të dhënave prej sistemit të vjetër në të riun në fazën e implementimit të sistemit. Përveç kësaj kompania çeke ka fituar 79.000 euro për mbështetje gjatë lëshimit të sistemit në përdorim, që edhe sot e kësaj dite nuk është zbatuar, transmeton Portalb.mk.

LEXO më shumë: Hetim i ri kundër Boshkovskit për softuerin e pasuksesshëm të ELEM-it me vlerë prej 4 milionë euro

  • Lënda e shtatë: “Transportuesi 2” 

Prokuroria Speciale Publike sot ka hapur 7 lëndë, në mesin e të cilave është edhe rasti me emër të koduar “Transportuesi 2”, që është zgjerim i “Transportuesi”. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2009-2010 dhe 2010-2011. Për rastin e parë në vitin 2009 deri në vitin 2010 janë të akuzuar ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili gjithashtu është edhe në lëndën “Transportuesi” për të cilën ka akuzë, sekretari i komunës dhe drejtori i tre shkollave fillore. Sipas dëshmive materiale të PSP-së, ata kanë siguruar mjete të kundërligjshme me vlerë prej 230.000 denarë. Në vitin shkollor 2010-2011 të dyshuarit e njëjtë me transportuesit si ndihmës kanë siguruar para të kundërligjshme me vlerë prej 1.6.43.583 denarë.

LEXO më shumë: “Transportuesi”, zgjerohet lënda kundër ish kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button