Nesër finalja në Eurovizion, Rona: Më votoni

Rona Nishliu është këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin europian të këngës që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. Kënga “Suus” e kënduar prej saj u përzgjodh mes 20 finalisteve që do të konkurrojnë ditën e nesërme. Gjatë një interviste nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Rona Nishliu tregon për Zërin e Amerikës përgatitjet e saj dhe të grupit që e shoqëron atë për t’u paraqitur sa më denjësisht në mbrëmjen finale.

“ Unë do të jap maksimumin tim për prezantim dinjitoz”, tha Rona.

Për skeptikët e këngës, stil që nuk përputhet me EUROVIZION…
– Nuk kishte mundësi që të rrija e shurdhër para komenteve dhe pluhurit që u ngrit pas fitores në RTSH. Por unë kam falënderuar se ka qenë shtysë e madhe për mua…

Si e shikoni veten përpara finales së të shtunës?
– E kam ndjerë këto ditë mbështetjen time gjithandej. Dhe më vjen mirë për këtë.. 
Jam në mesin e artistëve që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion. Shqipëria ka patur gjithmonë përfaqësime dinjitoze Dhe jam e lumtur për këtë. Sot jam më afër shqiptarëve.

Përfaqësimi juaj në mbrëmjen e finales….
– Unë do të jap maksimumin bashkë me ekipin tim. Mos harroni që nesër, ne këndojmë të tretët. Dhe kodi ynë është 03. Shpresoj dhe ju lus që të jeni me ne, në këtë natë të rëndësishme. /VOA/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button