Spahiu: Presidentin duhet ta duan në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një  tubim në Bulqizë me mbështetësit e këtij qyteti, ku lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e saj.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, foli për zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar se vendit i duhet një president patriot e shqiptar.

“Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara”, – u shpreh Spahiu.

Lideri i AK-së theksoi se, kreun e ri të shtetit shqiptar duhet ta duan në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“Nuk i duhet shqiptarëve një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta. Shqiptarëve i duhet një president patriot dhe shqiptarë. Sali Berisha po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër”, – deklaroi Spahiu.

Sipas Spahiut, Myslim Pashaj është kandidatura e AK-së për President. “Pashaj simbol i shqiptarizmit dhe figurë e pakontestueshme popullore.”- tha ai. /shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button