SHBA: Pheniani është drejtpërdrejt përgjegjës për sulmin me virusin “Uonakraj”

Koreja Veriore është “drejtpërdrejt përgjegjëse” për kiber sulmet me virusin “Uonakraj”, me të cilin janë goditur një numër i madh i spitaleve, banka dhe kompani në mbarë botën, deklaroi mbrëmë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për siguri të brendshme, Tom Bosert.

“Sulmi ishte masiv dhe ka kushtuar miliarda dollarë, ndërsa Koreja Veriore është drejtpërdrejt përgjegjëse”, theksoi Bosert.

Këshilltari i presidentit amerikan Donald Tramp theksoi se Pheniani duhet të marrë përgjegjësi, por nuk konkretizoi çfarë masa do të ndërmarrë Uashingtoni lidhur me këtë çështje.

Том Босерт

“SHBA-ja do të vazhdojë ta përcjellë strategjinë për kryerje të presionit maksimal”, theksoi Bosert.

Ai deklaroi se konkluzioni i Administratës amerikane për përgjegjësinë për kiber sulmet me “Uonakraj” është marrë në bazë të dëshmive që janë konfirmuar edhe nga ana e qeverive të tjera dhe kompanive private, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe “Majkrosoft”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button