Ndiqet penalisht avokati që propozoi Ligjin e Sheriatit

Prokurorët rusë kanë nisur rastin penal kundër avokatit Dagir Khasavov.

Ky i fundit, muajin e kaluar, ka deklaruar se myslimanët në Rusi duan gjykata me Ligji të Sheriatit, sepse nuk u besojnë gjykatave ekzistuese laike.

Zyrtarët thonë se hetimi do të përqendrohet në atë nëse deklarata e Khasavovit mund të përkufizohet si “nxitje e urrejtjes”.

Klerikët islamikë të Rusisë thonë se do të ishte gabim ndërtimi i gjykatave me Ligj të Sheriatit, pasi Rusia është shtet laik që mishëron ndarjen e shtetit dhe të religjionit.

Partia opozitare Jabloko ka kërcënuar se do të padisë Khasavovin për “nxitje të urrejtjes dhe të ekstremizmit”.

Menjëherë pas komenteve të tij, Khasavov ka lënë Rusisë dhe aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Myslimanët e konsiderojnë Sheriatin ligj të pagabueshëm të Perëndisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button